Sekretarii për Marrëdhënien me Jashtë në PD, Gert Bogdani deklaroi mbrëmjen e sotme se edhe për Hajdarin kishte kuptim të merrej e njëjta masë për mosdjegien e mandatit, si për Murrizin.
Por këtë deputetja e PD-së, Rudina Hajdari ka vënë në dijeni faktorin ndërkombëtar mbi kërcënimin që ajo pretendon se ka marrë ditën e sotme për përjashtimin e saj nga PD nëse nuk dorëzon mandatin.
Përmes një reagimi në tëitter, vajza e liderit të Lëvizjes Studentore Azem Hajdari, ka vënë në dijeni kongresmenë amerikanë dhe eurodeputetë mbi një deklaratë të sotmen të Sekretarit për Marrëdhënien me Jashtë në PD, Gert Bogdani.
“Është mirë ta dini” thotë Hajdari, ndërkohë që publikon edhe deklaratën e Bogdanit. /albeu
Diskutime rreth kësaj post