Prej kohësh në korridoret e selisë rozë përflitet se mes kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit të Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj marrëdhëniet janë të ftohta.
Shkak për t’i fryrë më tej kësaj teze është edhe fakti se Rama ende nuk e ka konfirmuar Veliajn në detyrë.
Kryeministri madje disa ditë më parë, refuzoi edhe etiketimin që Veliaj i bëri në faqene tij në Facebook.
Dy muaj më parë, kryeministri lëshoi një deklaratë të koduar, kur tha se “Veliaj do të varet në një nga pemët që mbjell si provë e tradhtisë brenda në PS”.
Por sot, nuk dihet se çfarë ka ndodhur pasi, në kohën kur eurodeputeti Knut Fleckenstein dhe delegacioni i PE po mbanin një konferencë para mediave, makina e kryeministrit Edi Rama, siç shihet edhe në foto është e parkuar tek zyra e kryebashkiakut Erion Veliaj, tek dera e Bashkisë Tiranë, shkruan dosja.al
Ende nuk dihet arsyeja e takimit dhe fokusi i takimit por theksojmë se Rama shkon në zyrën e Veliajt, një lëvizje që ai e kryen rrallë, që prej kohës kur Meta drejtonte Parlamentin dhe kryeministri shkonte shpesh herë në zyrën e tij gjatë kohës së çadrës që Partia Demokratike ngriti në bulevard.
Diskutime rreth kësaj post