Edhe pse kanë kaluar 7 muaj që nga shpallja e emergjencës mjedisore për landifillin e Porto Romanos situata vijon të mbetete e njëjtë.
Në këtë vendgrumbullim të mbetjeve urbane situta është tepër e rënduar dhe të gjetur në këtë situatë mësohet se një grup banorësh dhe studentësh kanë ngritur një padi për Bashkinë e Durrësit.
Siç mësohet paditësit nuk kanë marrë asnjë përgjigje nga ankesat e depozituara në Bashkinë e Durrësit prandaj vendosën që çështjen ta çonin në Gjykatë.
Landfilli i Porto Romanos është i shtrirë në një sipërfaqe prej 200 mijë metrash katrorë dhe vazhdon të zgjerojë kufijtë e tij./albeu
Diskutime rreth kësaj post