Presindenti Hashim Thaçi, ka vizituar të mërkurën mbrema kryetarin e LDK-së.Zëdhënësi i LDK, Besian Mustafa ka thënë se vetë Presidenti Thaçi ka kërkuar takim me kreun e LDK-së Isa Mustafa.
“Mund të konfirmoj që, me kërkesë të Presidentit Thaçi, kryetari Mustafa e ka takuar në shtëpi, ku është njoftuar nga Presidenti rreth vizitës së sotme të dy zyrtarëve nga SHBA dhe kërkesave të tyre drejtuar koalicionit qeverisës”, ka thënë Mustafa.
Vizita e Thaçit te Mustafa vjen pas takimit që presidenti, bashkë me kryeministrin e vendit, Ramush Haradinaj, e zhvilluan sot me drejtorin kryesor për Çështje Evropiane në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, John Erath, si dhe me drejtorin për Ballkan të Këshillit Kombëtar të Sigurisë së SHBA’së, Brad Berkley, për dialogun Kosovë-Serbi
Diskutime rreth kësaj post