Kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi ka takuar sot 7 eurodeputetët e PE-së që kanë mbërritur prej ditës së djeshme në Shqipëri.
Ruci ndër të tjera perpara delegatëve të PE u shpreh se Parlamenti është legjitim sepse vjen nga zgjedhje të ndershme.
“Objektivat për integrimin drejt përmbushjes dhe reforma në drejtësi po ecën me shumë sukses. Vettingu, jetik për drejtësinë dhe Shqipërinë dhe në qershor organet e reja të sistemit do jenë në funksion të plotë. Reforma në drejtësi ka mbështetjen e 99% të shqiptarëve. Reforma elektorale, paketa e depozituar në Kuvend. Parlamenti legjitim sepse vjen nga zgjedhje të ndershme. Zgjedhjet e 2017 të certifikuara nga 100% e numëruesve të opozitës. Zgjedhjet kanë probleme, por ato zgjidhen në Kuvend, ndërsa Kuvendi në dispozicion të opozitës. Opozita gëzon të drejta që unë si opozitar nuk i ëndërroja. Opozita ka fol tre orë më shumë se maxhoranca dhe ka refuzuar të përdor kontrollin parlamentar”- tha Ruci. /albeu
Diskutime rreth kësaj post