Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi e ftuar në Ora News, ka deklaruar se opozita brenda dy orësh u mblodhën mbi 10 mijë vet në shesh për të protestuar.
Kryemadhi: Sot pashë në shesh, komunistë. Pashë nipin e Nexhmie Xhuglinit, Saimir Xhuglinin. Pashë njerëz nga më të ndryshëm. Është atdhedashuria. Njerëzit u ngritën mbi ideologjinë politike dhe sot kanë vetëm një ideologji, atdhedashuria.
Sot njerëzit nuk kanë më krizë besimi. Për dy orë, sot erdhën 10 mijë veta në shesh. Kjo nuk është krizë besimi. Është shpresë. Shikoje Luan Ramën me Sali Berishën. Shikoje të pasurin dhe të varfrin, mësuesin me nxënësin.
Edhe pse kishin frikë se mund t’i filmonin kamerat dhe i hiqnin nga puna. Ne po themi vota e lirë sot ty të garanton krijimin e sistemit. /albeu
Diskutime rreth kësaj post