Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka gjetur kohën që të jetë vetë personi që u bën thirrje qytetarëve që të mos shkelin ligjin gjatë protestave të opozitës.
Ashtu si edhe në 16 shkurt, edhe gjatë mbrëmjes së djeshme, gjatë momentit të përplasjes së protestuesve me policinë, filloi i njëjti zë nga megafoni duke thënë: “Të nderuar qytetarë, ju lutemi ndërprisni veprimet e dhunshme, policia do të zbatojë ligjin”.
Zëri është pikërisht i ministrit Sandër Lleshaj, i cili këtë punë tepër teknike e ka marrë vetë përsipër duke mos ia besuar asnjërit prej stafit.
Me sa duket ministri e ka kohën me pashë, siç thotë populli. /albeu
Video:
Diskutime rreth kësaj post