Dëshmi tragjike vazhdojnë të vijnë nga qytetarë të shumtë lidhur me përdorimin e gazit lotsjellës dhe helmues nga policia dhe Garda e Republikës.
Rasti më i fundit i përket Geri Selenicës, i cili tregon se në çfarë gjendje janë qytetarët, por edhe fëmijët dhe gratë.
“Gazi lotsjellës na mbyti edhe në katet sipër të Torre Drinit. Gazi lotsjellës ka hyrë dhe brenda Toptani Shopping Center. Klientët po i mbyt gazi. Fëmijë të asfiksuar nga gazi. Çmënduri totale. Një sasi kaq e pa kontrolluar gazi është krim shtetëror. TURP PËR POLICINË JO PROFESIONALE!”, shkruan Selenica.
Diskutime rreth kësaj post