Eni Vasili është kujdesur që gjithnjë ta mbajë lidhjen e saj sa më diskrete të jetë e mundur. E ftuar së fundmi në emisionin “E diell” ishte gazetarja e njohur Eni Vasili, e cila si rrallëherë ka folur për jetën e saj private, detaje të së cilës u zbuluan vetëm disa muaj më parë.
Ajo u fotografua në një event me partnerin e saj, Armandin, i cili braktisi Londrën për Enin, duke u kthyer për të jetuar së bashku në Tiranë.
E pyetur në “Këndin e së vërtetës” se kur do t’a vishte fustanin e bardhë, Eni zbuloi se kjo nuk kishte për të ndodhur para zgjedhjeve.
“Kemi zgjedhjet njëherë”, u shpreh Eni, duke treguar se nuk e kishte vendosur ende ç’do të ndodhte pas tyre.
Diskutime rreth kësaj post