Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste të Shqipërisë, mblodhi këtë të hënë kryesinë e PS-së ku u dha deputetëve porositë tij, pas vendimit të opozitës për të dalë jashtë kuvendit duke djegur mandatet. “Pavarësisht largimit të opozitës nga parlamenti duhet të vijojë puna normalisht për seancat parlamentare të së enjteve, dhe mbi të gjitha e organizimin e zgjedhjeve lokale të 30 qershorit’, ka thënë Kryeministri sipas mediave.
Në përfundim, kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, përforcoi idenë e vijimit të punës normalisht. “Të enjten votojmë ligjet e rëndësishme për Këshillin e Lartë të Prokurorisë, dhe atë Gjyqësor”, tha Balla. Gjithashtu, pjesë e diskutimit në mbledhjen e kryesisë ka qenë edhe Kongresi i 23 marsit, ku pritet të shpallen paraprakisht kandidatët e Partisë Socialiste për zgjedhjet lokale 30 qershor 2019. Të enjten, opozita do të protestojë kundër qeverisë, në një valë tubimesh që ka paralajmëruar në të gjithë Shqipërinë.
Diskutime rreth kësaj post