Ish-ministri serb i Ekonomisë, Dragan Marshiqanin ka deklaruar nëpërmjet rrjetit social ‘Twitter’ që asnjë Kosovar i cili vuan nga Kanceri mos trajtohet në spitalet e Beogradit, shkruan Albeu.com
Ky postim i ish-ministrit serb ka hasur dhumë reagime kundër tij, ai se këtë kerkesë e ka mbështetur në faktin se një numër i konsiderueshëm i kosovarëve trajtohen në spitalet e Beogradit.
“Quajeni ç’njerëzore, të pashpirt, por unë do të ndaloja që kosovarët që vuajnë nga kanceri të trajtohen në Beograd”, ka deklaruar ai.
“Urdhëroj që shqiptarët të trajtoheshin në vendet e NATO-s, pasi që ata i mbuluan me uranium të varfëruar edhe serbët”, ka shkruar Marshiqanin, përcjell lajmi.net.
Një deklarim i tillë ngjalli reagime në rrjetin e popullarizuar social.
Madje, një përdorues i ka thënë ish-ministri serb se kjo deklaratë është ç’njerëzore dhe e turpshme, pasi që sipas tij, asnjë vend i NATO-s nuk ua ndalon serbëve trajtimin për gjendje të tilla shëndetësore.
“Asnjëherë nuk kam dëgjuar që dikush të ketë refuzuar të shërojë dikë kudo në botë. A nuk trajtohen njerëzit tanë (serbët) kudo në botë, duke përfshirë vendet anëtare të NATO-s ?? !! Çnjerëzore. Dhe nga serbët ka të mirë dhe të këqij, dhe shqiptar po ashtu. Shumë ksenofobike. E turpshme!”, ishte kundërpërgjigja e një nga përdoruesit e Tëitter. /albeu
Diskutime rreth kësaj post