Kryeministri Edi Rama ka komentuar si rrallë herë fatin e mbrapshtë të dy ish-ministrave të Brendshëm të tij, Saimir Tahiri dhe Fatmir Xhafaj.
Në një prononcim për gazetën italiane”Il Fatto Quotidiano” Rama ka pranuar se sapo u publikua skandali i Saimir Tahirit, ka kërkuar largimin e tij nga grupi parlamentar.
Pjesë nga intervista:
Gazetari: Sa ndiheni përgjegjës që dy nga ish-ministrat tuaj të Brendshëm janë hetuar?
Rama: I pari është akuzuar mbi bazën e bisedimeve mes dy trafikantëve në një proces gjyqësor në Catania. Por edhe pse ai sulm mbante erë unë kërkova largimin e tij nga grupi parlamentar dhe nga gjithë roli dhe angazhimi i tij në parti. Ndërkohë, për vëllanë e ministrit, kishte një dënim në Itali të shumë kohëve më parë, i pakryer, sepse shteti italian nuk kishte kërkuar ekstradimin.”
Diskutime rreth kësaj post