Monika Kryemadhi e ftuar sonte në “Open” ka treguar atë çka ka ndodhur sot në Parlament kur deputetët e opozitës bënë dorëzimin zyrtarisht të mandateve, shkruan Albeu.com
Ajo tha se ka qenë një procedurë zyrtare por kamerat nuk u lejuan. Kjo hasi kundërshtim nga Spartak Ngjela i ftuar gjithashtu në panel, ky I fundit tha se nuk u bë asnjë deklaratë personale, por e gjitha u bë vetëm mediatike, dhe se nuk u dorëzua në kuvend.
Kryemadhi e ka kundërshtuar se kjo nuk është e vërtetë dhe informacionet që Ngjela ka nga brenda kuvendit, nk janë të verteta.
Përpos ksaj çështje Kryemadhi ka folur edhe për atë çfarë do të ndodhë në vazhdim, tashmë që janë jashtë sistemit politik. Sipas Kryemadhit protestat do vazhdojnë dhe se “Edi Rama nuk ka parë gjë akoma”. /albeu
Diskutime rreth kësaj post