Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka komentuar të gjith protestën e sotme ku është treguar e palëkundur në vendimin që u mor për dorëzimin e mandateve.
Ndër të tjera Kryemadhi është pyetur edhe në lidhje me deputetët që nuk kanë pranuar të dorëzojnë mandatet duke thënë se fati i tyre është në kazanët e plehrave si deputetë e Ukrainës.
“Sot qytetarët dhe deputetët e opozitës janë të lirë dhe liria nuk ka çmim, ata tashmë nuk i mban peng asgjë. Mesazhi i tyre ishte tepër i qartëMorali nuk është që të përfaësojmë grupet e interesit apo bandat e krimit por qytetarët shqiptarë. Kush deputet do të përfundojë në kazan të plehrave si ata të Ukrainës le ta bëjnë dhe do ta pësojnë. Kjo nuk është çështje deputetësh por e interesave të qytetarëve shqiptar”. ka deklaruar Kryemadhi./albeu
Diskutime rreth kësaj post