Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, i ka drejtuar një thirrje të fortë mijëra protestuesve të mbledhur përpara parlamentit, por thirrjen e saj e nisi duke ia drejtuar së pari policëve, të cilët i kanë vendosur para familjeve të tyre.
“Mandatet tona më shumë se kurrë janë për të gjithë ata vajza dhe djem policë , që e duan Shqipërinë dhe popullin e tyre, – tha Kryemadhi. – Sot mandatet tona nuk janë më mandate të narkoshtetit. Nuk janë më fasadë e narkoshtetit. Janë mandatet e shqiptarëve,
Sot mandatet tona janë mandate për t’u kthyer edhe njëherë në 1990 dhe për të thirrur edhe njëhërë “Liri – Demokraci”.
Sot mandatet tona nuk janë më fasadë e një parlamenti që rrethohet me tela me gjemba. Janë mandatet e minatorëve, naftëtarëve, e atyre studentëve që në mënyrën më të bukur i nxorën bojën shtetit të kalbur të Edi Ramës.
Nëse në çdo vend të Evropës, në Amerikë apo vend demokratik, nëse një kryeministër apo deputet do të faktohej nga prokuroria që votat e tyre janë blerë me paratë e kartelit të drogës, do të ishin në burg, por dhe do të kishin djegur çdo cep të narkoshtetit.
Mandatet tona do të digjen për të bërë paktin për shtetit, për të ndërtuar shtetin, që të mos guxojë njeri të vijë në pushtet me gjakun e shqiptarëve. Japin fjalën sot që nuk ka kthim pas se do të na mallkojë shpirti i shqiptarëve.
Rama ka ikur, se po të ishte i fortë, sot do të ishte në atë sallë, nuk do të ikte si Arafati që nuk rri dot në një vend, nuk do të fshihej si miu vrimave të drogës.
Ju bëj thirrje, që ky kryeministër nuk mund të mbajë në dorë të ardhmen e shqiptarëve.
Secili nga ne ka një mision: të largojmë krimin, të ndajmë politikën nga krimi dhe droga dhe t’u kthejmë Shqipërinë shqiptarëve, të kthejmë ata shqiptarë që Edi Rama i largoi”./syri
Diskutime rreth kësaj post