Përpara qindra qytetarëve, kreu i opozitës Lulzim Basha dha një mesazh për ndërkombëtarët.
“Dua këtë mesazh të parë t’jua a them miqve tanë. Ne nuk jemi populli i dhunës, ne jemi populli i demokracisë, ne jemi populli i Shqipërisë, ne jemi e ardhmja europiane e vendit. Ne nuk do të pranojmë kurrë më një Kryeministër bandit.
Basha tha se është përkrah qytetarëve dhe do jëtë pranë tyre deri në largimin e Ramës.
Jam qytetar i Tiranës, në krahun tuaj dhe me ju. Zoti e ka nisur rrugëtimin dhe bashkimin e shqiptarëve pa ndërprerje deri në largimin e qeverisë së krimit. Rama ik! Ne kërkojmë atë që na takon. Sytë e Europës dhe partnerëve tonë strategjik, BE, SHBA, janë nga sot tek ky shesh ne do tregojmë vlerat dhe parimet. Lulzim Basha do qëndrojë në krahun tuaj, sepse unë besoj tek demokracia, tek zgjedhjet e lira dhe të ndershme, tek qeveria e së drejtës. Unë besoj tek lira, mundësia për çdo shqiptar.
I bën thirrje Policisë së Shtetit të mos lejojnë daljen nga kufijtë e Shqipërisë të të pandehurit Edi Rama.
“Ligji dhe Kushtetuta janë produkt i sovranit, zbatimi i tyre është produkt i shtetit. Dua t’ua them miqve të mi që për arsye të ndryshme akoma nuk e dinë se këtu akoma nuk ka demokraci dhe se shteti është kapur nga krimi i organizuar, se njeriu që ju del përpara si kryeministër është “Maduro i Ballkanit”, por me një ndryshim. Kjo nuk është Venezuelë, kjo është Shqipëria në mes të Europës. Shqiptarët nuk do ta pranojnë kurrë, unë nuk do të pranoj kurrë që Kushtetuta të kthehet në letër higjienike nga një kriminel që përfaqëson llumin e shoqërisë. Nuk do të pranoj kurrë kapjen e pushteteve teksa pasurohen një grusht njerëzish. Unë nuk do të pranoj kurrë zgjedhjet e blera. Kurrë nuk do ta pranoj narkoshtetin. Ne jemi njerëzit e demokracisë, ne jemi njerëzit e vlerave”.
Gjithashtu demokrati Basha tha se shpresa e vetme është Europa dhe se dera e saj duhet të hapet me çdo kusht.
“Mos i prekni vëllezërit dhe motrat tanë policë se janë të nënpaguar. Ky është vetëm fillimi. Ndaj le ta nisim bashkë sot këtë rrugëtim shprese drejt të ardhmes tonë europiane. Shpresa jonë është Europa. Dera e saj e mbyllur duhet të hapet me çdo kusht, të vetmit që mund ta hapim jemi ne, populli i Shqipërisë. Le ta nisim udhëtimin tonë tani. Ndiqmëni bashkë me të gjithë anëtarët deri e për pak minuta të opozitës në këtë Parlament. Ejani të gjithë pas nesh për të dorëzuar mandatet për t’i dhënë fund këtij regjimi kriminal, për të marrë në dorë fatet tona si njerëz të lirisë. Të gjithë pas meje për të finalizuar këtë akt patriotik”.
Diskutime rreth kësaj post