Kryeministri Edi Rama ka anuluar aktivitetin e parashikuar sot në Gjirokastër duke ndjekur nga Tirana protestën e opozitës.
Albeu.com mëson se Rama ndodhet aktualisht në zyrën e Gramoz Ruçit tek godina e Kuvendit të Shqipërisë përballë Kryeministrisë, ndërkohë që protestuesit e opozitës janë mbledhur përballë Parlamentit tek rruga Xhorxh Bush.
Opozita ka djegur mandatet dhe tashmë kërkon qeveri tranzicioni deri në zgjedhjet e ardhshme. /albeu
Diskutime rreth kësaj post