Kryeministri Edi Rama me tërë ironinë e tij e krahasoi Partinë Socialiste më Juventusin duke sulmuar djegien e mandateve nga opozita.
Për këtë ka reaguar deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji i cili për ti kthyer ironinë Ramës, ka treguar se si interist e mban mend mirë që bardhezinjtë ranë në Serinë B, kur u zbulua se trukonin ndeshje.
Postimi i plotw:
“Politika nuk është çështje topi!
Rama dhe si tifoz është në faull!
Si tifoz i Interit unë e mbaj mënd mirë që kur i dolën përgjimet Juventusit, që blinte arbitra dhe trukonte ndeshje ra në serinë B dhe u dënua rëndë! Moxhi nuk u lejua të drejtonte më asnje ekip.
Nuk thonë kot, kur takon një Juventin kontrollo xhepat!
Rama dhe fatin e tij e ka si ekipi që ka zgjedh pêr shembull, nuk u dënua Juventusi përjetësisht por drejtuesi i tij!” /albeu.
Diskutime rreth kësaj post