Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi vendosi ditën e sotme ti bashkohej Bashës dhe të digjte mandatet e deputetëve të partisë së saj.
Për këtë ajo u shpreh në 360 Gradë ku ka sqaruar arsyet pse e bëri.
Ajo u shpreh se LSI gjithnjë ka qenë kundër djegies së mandateve pas zgjedhjeve të parakohshme, por pas situatës së ndodhur në vend, si dhe pas ngjarjeve në protestë kur pa sesi “u helmuan qytetarët jo me gaz lotsjellës por me helme kimike”, vendosën që tashmë opozita nuk ka më asnjë alternativë, veçse këtij vendimi.
Të gjithë këto deklarata, Rama i ka konsideruar vetëm një bllof.
/albeu
Diskutime rreth kësaj post