Sipas një besëtytnie bashkëshorti yt i ardhshëm nuk duhet ta shohë për asnjë arsye fustanin tënd të bardhë para ditës së dasmës, duke e arsyetuar me faktin se mund të sjellë ters në martesën tuaj.
Por, Amarda Toska e ka hedhur poshtë këtë mit, që mbizotëron jo vetëm në Shqipëri dhe që shumë vajza i përmbahen me përpikmëri.
Ami ka rrëfyer në puntatën e mbrëmjes së kaluar të “Lufta e nuseve” se për martesën e saj para 9 vitesh, fustanin e bardhë e zgjodhi bashkë me Ermal Mamaqin. Ndërkohë që sugjeron se duhet të shtohen vajzat që e bëjnë një zgjedhje të tillë me bashkëshortin e ardhshëm.
“Me Ermalin e kemi zgjedhur fustanin tim të martesës në një nga udhëtimet e mia. Mendoj se duhet të shtohen nuset që e zgjedhin fustanin me burrin e tyre të ardhshëm”, është shprehur ajo.
Mesa duket ky ‘mit’ nuk është dhe aq i saktë, për sa kohë çifti i njohur pas 9 vitesh gëzojnë sot një martesë dhe familje te shëndetshme.
Diskutime rreth kësaj post