Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian (PE), Knut Fleckenstein, komentoi vendimin politik të Partisë Demokratike për djegien e mandateve, shkruan Albeu.com
Në përgjigjen e tij dërguar në rrugë elektronike për Top Channel, Fleckenstein tha se: “Kjo nuk është hera e parë që ne përballemi me një situatë të tillë, me opozitën shqiptare që kërkon të heqë dorë nga detyra e saj në Kuvend”.
Për të vijuar më tej, Fleckenstein shkruajti se asgjë nuk ka ndryshuar në këto 5 vite në lidhje me këtë taktikë.
Por, ai këmbënguli dhe theksoi faktin që “është detyra e opozitës, brenda Parlamentit apo – nëse e sheh të arsyeshme – edhe jashtë Parlamentit, të ofrojë një alternativë politike për qeverisjen e vendit”.
Sa i përket dorëzimit të mandateve, politikani gjerman shprehet se “është në dorën e gjithsecilit prej deputetëve, për të vendosur nëse duan apo jo të heqin dorë nga mandati që u ka dhënë populli”. /albeu.
Diskutime rreth kësaj post