Zbardhen të tjera informacione sa i përket ngjarjes ‘Kacifa’ , shkruan Albeu.com
Sipas artikullit që referohet në burime nga pala shqiptare të papërmendura, forcat speciale RENEA u dërguan më 28 tetor 2018 në Bularat, vetëm pas një telefonate të palës greke në ministrinë e Brendshme të Shqipërisë.
Konstantinos Kaçifas u vra nga forcat RENEA, të ardhur apostafat nga Tirana. Më 28 tetor në Bularat ndodheshin një delegacion i rëndësishëm i palës greke, me qeveritarë e diplomatë që mbërritën të festojnë ditën kombëtare të greqisë si dhe të kryenin meshën e parë në varrezat e dëshmorëve grekë në Klisura dhe Bularat. Incidenti filloi kur minoritari Kaçifas mori armën për të frikësuar policinë shqiptare, të cilët, sipas neëpost.gr e ngacmonin dhe tallnin për emocionet ekstreme që tregonte.
Kaçifas i kërcënoi policët me armë. Sipas Neëpost, pala shqiptare pretendon se ata nuk kishin ndërmend të vrisnin Katsifa ose të krijonin një episod të tillë. Kjo pasi Kaçifa njihej nga drejtoria e policisë si person gjaknxehtë dhe irritues, por jo i rrezikshëm, nuk pritej të qëllonte mbi njerëzit.
E shumta, shprehen të pranishmit, do të arrestohej nga policia e Gjirokastrës për incidentin dhe përdorim arme në ajër para turmës.
Të njëjtat burime pohojnë se pala shqiptare u detyrua të bëjë thirrje RENEA vetëm pas një telefonate nga zyrtarë grekë. Një telefonatë është kryer nga Greqia në ministrinë e Brendshme të Greqisë ku është kërkuar eliminimi i një homogjeni “terrorist” me armë, për mbrojtjen e delegacionit grekë, diplomatëve dhe njerëzve të thjeshtë. Ministria e Brendshme ka kontaktuar menjëherë me kryeministrin Edi Rama i cili ka urdhëruar ndërhyrjen e forcave .
Justifikime të palës shqiptare apo realitet? Sidoqoftë, çështja Kaçifa hodhi një hije të rëndë mbi marrëdhëniet e komplikuara të dy vendeve si dhe shkaktoi një plagë të thellë në gjirin e minoritetit grek të Shqipërisë. Artikulli mbyllet me referim në afatin ekstra 3-mujor që kërkoi pala shqiptare për mbylljen e dosjes Kaçifa, si dhe me një pyetje për palën greke: Vërtet, si konsiderohet Konstandinos Kaçifas nga organet kompetente qeveritare greke? /albe
Diskutime rreth kësaj post