Basha doli ditën e djeshme me një deklaratë të fortë, se nëse nuk merreshin masa për zgjedhje të parakohshme, Partia Demokratike do të djegë mandatet parlamentare.
Kryetari i PD_së tha se do t’ia bëjë këtë propozim grupit parlamentar dhe forumeve më të larta të kësaj force.
Për këtë reagim të Bashës, maxhoranca nuk doli me ndonjë vendim duke e kaluar me një deklaratë të përgjithshme të Spiropalit.
Por ditën e sotme Kryeministri Rama ndodhet në Kryesinë e Kuvendit nga ku do të zhvillohet edhe një takim me ministrat dhe më pas do të mbledhë grupin parlamentarë të PS-së. /albeu
Diskutime rreth kësaj post