Në kuadër të pjesëmarrjes së tij në Konferencën e Sigurisë në Munih, presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka pasur takim edhe me presidentin e Malit të Zi, Milo Gjukanoviq.
Thaçi ka bërë të ditur që në këtë takim me Gjukanoviq, diskutuan edhe për ndikimin pozitiv që do të kishte normalizimi i marrëdhënieve dhe marrëveshja gjithëpërfshirëse mes Kosovës dhe Serbisë në rajon.
“Në margjina të Konferencës së Sigurisë, një takim kisha edhe me Presidentin e Malit të Zi, Milo Gjukanoviq. Fqinjësia e mirë është vlerë evropiane dhe Kosova e Mali i Zi përveç që kanë ditur ta ruajnë gjithmonë këtë vlerë, me përkushtim të ndërsjellë kanë arritur edhe ta forcojnë.
Me presidentin Gjukanoviq diskutuam edhe për ndikimin pozitiv që do të kishte normalizimi i marrëdhënieve dhe marrëveshja gjithëpërfshirëse mes Kosovës dhe Serbisë në rajonin tonë. Tërë vendet e Ballkanit Perëndimor po bëjnë përpjekje që ta lënë pas të kaluarën e hidhur dhe të bashkohen në familjen e madhe evropiane! HTH”, shkruan Thaçi në Facebook.
Diskutime rreth kësaj post