Kryedemokrati, Lulzim Basha ditën e sotme ka vijuar takimet me qytetarët për ti ftuar të dalin në protestën që do të zhvillohet nësër para Kryeministrisë.
Basha tha se nesër qytetarët do ta vendosin Ramën para drejtësisë ose në azil politik si ish kryeministri maqedonas, Nikola Gruevski.
“Rama shpërfilli kërkesat tuaja. Dita e nesërme është dita e studentëve dhe dita e rinisë. Qytetarët do marrin nesër fatin e tyre në dorë. Nesër do jetë protesta më e madhe ne 3 dekada. Nesër është dita që Edi Rama do të mbajë përgjegjësi. Ia ka mbathur për në Vlorë, por edhe Vlora do ta përzërë. Sot Edi Rama duhet të fshihet sepse ka frikë nga studentët e shkolluar. Nesër shqiptarët do ta vendosin Ramën para drejtësisë ose në azil poltik t’i bashkohet Gruevskit”- tha Basha./albeu
Diskutime rreth kësaj post