Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i ka kërkuar Aleksandër Vuçiçit, që Serbia ta njohë pavarësinë e Kosovës, shkruan RTS.
Shefi i Qeverisë amerikane i ka dërguar një letër presidentit Vuçiç me rastin e pavarësisë së Serbisë, ku përveç urimit, ka nënvizuar edhe rëndësinë e arritjes së një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë.‘Shtetet e Bashkuara mbeten të patundura në përpjekjen tuaj të shenjtë për të thelluar bashkëpunimin rajonal.
Veçanërisht në çështjen e normalizimit të marrëdhënieve më Kosovën’, shkruhet në letrën e Presidentit Trump.
‘Një marrëveshje historike, me një pranim të ndërsjellë në thelb, do të ndërtonte rrugën e Serbisë drejt zhvillimit ekonomik dhe integrimit në BE’.
Diskutime rreth kësaj post