Deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma, ka dhënë një intervistë ndryshe për emisionin “My Living”, duke folur për jetën jashtë politikës dhe pasionet.
E njohur për fizikun e saj tërheqës, Duma ka treguar dhe një detaj mjaft interesant në mënyrën e të kujdesurit ndaj vetes, duke u shprehur se për t’u ushqyer shëndetshëm, merr bukë nga shtëpia në zyrë.
“Ndodh që porosisim në zyrë. Unë jam kthyer te koncepti i shëndetshëm. Nuk është çeshtje reklamimi. Të marrësh pak ushqim me vete nga shtëpia. Nuk ka rëndësi nëse e e gatuar apo është një tost sipas stilit tënd. E ke bërë vetë dhe të shijon në mënyrën tënde. Përpiqëm të heq gjalpin, meqe po flasim për stil jete.
Kudo që ti shkon të porosisësh këtë, nuk ja thua dot dikujt,përdor këto elemente të caktuara, se dhe e ofendon. Ky kthimi tek gjërat që merren me vete më pëlqen shumë dhe e shikoj si një mënyrë për të qënë në një formë normale. Të ngrënit shpesh dhe pak. Mund të mbaj një gjë në çante dhe kur kuptoj që ka ardhur momentin të konsumoj një gjë sepse e kërkon stomaku, e konsumoj”, ka treguar Grida Duma.
Diskutime rreth kësaj post