Kryeministri Edi Rama ka reaguar në Real Story për incidentin e sotëm në Kuvend ku deputeti demokrat Edi Paloka e spërkati me bojë.
Ai tha se paloka ishte thjesht një “budalla krenar” dhe se nuk mbante dot nivelin e debatit.
“Për shkak të ofendimit të bërë mikut të ardhur nga Shkupti , ndjeva i detyruar të hyja për të kërkuar një ndjesë pa dashur të provokoj askënd përtej budallikut krenar.
Siç thotë një i mençur nuk ka asgjë më të rrezikshme sesa budallallëku i vetëdijshëm që shfaqet kastile.
Unë asnjëherë nuk kam pranuar klishenë sesi duhet të jetë kryeministri. E di që jam i aftë të jem shumë sarkitistik, unë asnjëher nuk kriminalizoj nuk shaj rrugaçërisht kundërshtarët.
Ky është problemi i atyre që nuk janë në gjendje të mbajnë nivelin debatit, ku gjuha kocka thyen kocka nuk han dhe nuk bën pis gjithë dynjanë. Shqipëria është bërë agresive për t’u shfryer në Facebook”, tha Rama. /albeu
Diskutime rreth kësaj post