Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, ka marrë fjalën sot në Kuvend, ditën kur Kuvendi i Shqipërisë do të ratifikojë protokollin e aderimit të Maqedonisë në NATO. Në sallë është i pranishëm kryetari i Parlamentit të Maqedonisë, Talat Xhaferri, që do të ndjekë votimin e këtij protokolli nga Shqipëria, vend i NATO-s, me rëndësi të madhe për vendin e tij.
“Sot nuk është një situatë normale, për disa arsye, – tha Basha. – Akti i mbështetjes nga të gjitha partitë në Maqedoni të aderimit në NATO duhet të ishte një mesazh feste në Shqipëri. Por aksidenti tragjik i natës së mbrëmshme ka tronditur rëndë popullin shqiptar, popullin e Maqedonisë së Veriut ndaj dua t’u drejtoj familjarëve të viktimave, në emrin tim dhe të PD-së, ngushëllimet më të ndjera.
Ngushëllime edhe ju, zoti Talat Xhaferri, që gjendeni sot këtu tek ne… Por sot, z. Xhaferri, ju gjendeni në mortin e dytë, atë të kapjes së Shqipërisë nga një qeveri që ka tradhtuar qytetarët e saj.Ndaj më lejoni ta drejtoj tani fjalën time tek qytetarët e shqipërisë, që do të mblidhen pasnesër në protestën e madhe kundër vjedhjes me ligj.
Video:
Diskutime rreth kësaj post