Kryeministri Edi Rama ishte sot në qytetin e Rrëshenit, në kuadër të turit për prezantimin e buxhetit 2019. Teksa qytetarët i ankoheshin për problemet e përditshmërisë, kreu i mazhorancës iu përgjigjej gjithmonë me batuta dhe ironi.
Por ndër të tjera, në këtë takim kreu i qeverisë ka folur për ndërtimin e një pallati sporti madhështor në qytetin verior, i cili sot më shumë se kurrë vuan nga papunësia dhe largimi masiv I të rinjve dhe rënditet mes qyteteve më të varfër të Shqipërisë.
“Kemi si plan ndërtimin e pallatit të sportit. Projekti është shumë i bukur. Rubiku nga ana tjetër është një pikë shumë e bukur, por tani ka ardhur koha për të bërë investim edhe aty, sepse ka shumë potencial për të patur një industri turistike. Për ta kthyer atë në një pellg turistik. Ne e kemi patur idenë që turizmi gjithmonë është deti, por nuk është kështu”, tha ndër të tjera Rama.
Premtimi I kreut të qeverisë është jashtë realitetit në të cilin ndodhet Rrësheni dhe I gjithë vendi
Diskutime rreth kësaj post