Avioni i vetëm i Air Albania, “Airbus 319” është është ulur gjatë mesditës së djeshme në aeroportin e Rinasit pas më shumë se dy muajsh që qendronte në Stamboll ( Lexo këtu ).
Albeu.com kishte raportuar edhe më parë mbi mundësinë e dështimit të marrëveshjes me turqit e Turkish Airlines, e cila siç deklaroi edhe gazetari turk në një intervistë për portalin , i ngjan më shumë një akordi politik se sa produkt i një studimi të mirëfilltë ekonomik.
Avioni i vetëm i kësaj kompania zbriti gjatë orëve të para të pasdites së djeshme në Rinas, por nuk u pa që prej tij të dilte ndonjë udhëtar, ç’ka tregon se në rastin më të mirë kompania vijon me testet (prej pesë muajsh) dhe në rastin më të keq është sjellë sërish për qëllime propagande pas skandalit që shpërtheu në media disa ditë më parë.
Ndërkohë, si për ta shtuar edhe më tepër misterin mbi Air Albania, në profilin zyrtar të saj në Instagram është hedhur një foto e avionit në Rinas me një mbishkrim krejtësisht të çuditshëm
Video:
Diskutime rreth kësaj post