PSG ka marrë një rezultat shumë të rëndësishëm sonte ndaj Manchester United duke fituar me rezultatin 0-2 në “Old Trafford”, ndeshje e vlefshme për 1/8 e UEFA Champions League.
Pjesa e parë ishte e ekulibrushme nga të dyja skuadrat që kishin disa raste të mira për shënim.
Skuadra e Tuchel kishte dy raste të pastra për të gjetur rrugën e rrjetës.
Në fillim me Kylian Mbappe që përpara De Geas nuk e dërgoi topin në rrjetë.
Të dytin Marquinhos jep një top fantastik për Di Marian, por që fatkeqësisht ishte në pozicion offside.
Në pjesën e dytë PSG futet me synim për të fituar ndeshjen, ku në minutën e 53 shënon golin e 1 me mbrojtësin Presnel Kimpembe.
Mbas 7 minutash Kylian Mbappe dyfishon rezultatin duke dhënë qetësinë te skuadra e tij.
Manchester United deri në fund të ndeshjes tentoi që të shënonte të paktën 1 gol por që nuk e arritën dot. /albeu
Video:
Diskutime rreth kësaj post