Kreu i LZHK, Dashamir Shehi ka komentuar mënyrën e qeverisjes së Ramës. Shehi nuk heziton të pranojë që diçka e frikëson nga sjellja e tij. I pyetur nga Adi Krasta për sjelljen dhe mënyrën e të menduarit të Ramës, Shehi u përgjigj se Rama është arrogant. Ai u shpreh se edhe ministrat e kabinetit, i ndryshon në funksion të tij.
Dash Shehi tha:
“Kur ulem me kolegët them që si ka punët mirë, por zyrtarisht nuk dua ta degjeneroj debatin. Ai ka një arrogancë të theksuar. Ai del dhe i thotë drejtorit “të pushoj unë ty,” dhe i tremb të gjithë ata që duan të punojnë. Këtë lloj modeli përdor Putini dhe Erdogani unë këtë kam frikë se dhe ne këtu po përfundojmë. Ndaj fola edhe në kuvend se këtu kemi shtet të dyfishtë. Shpeshherë diktaturat dalin edhe në kohë paqeje ne duhet të trembemi se me këtë person do humbim një pjesë të lirive tona. Sot zgjidhemi në këtë mënyrë.”
Diskutime rreth kësaj post