Historia që çeli puntatën e gjashtë të programit “Dua të të bëj të lumtur” ishte ajo e Enverit me Dorinën, çiftit nga Fieri. Ata ishin njohur para shumë vitesh në vendin ku ajo punonte dhe kishin vendosur që të martoheshin. Kjo martesë nuk ishte pranuar nga familja e Enverit, sepse Dorina kishte qenë e martuar më parë.
Gjatë bisedës të zhvilluar në studio u tregua se familja e Enverit e kishin ofenduar Dorinën, madje motra e tij e akuzonte se ajo kishte një lidhje jashtë-martesore. E lodhur nga ofendimet e vazhdueshme, Dorina kishte vendosur që të divorcohej pas 27 vitesh martesë.
Enveri i ishte drejtuar programit “Dua të të bëj të lumtur” për të ribashkuar familjen e tij dhe për t’i kërkuar Dorinës një mundësi të dytë. Në studio të ftuar ishin gjithashtu dhe fëmijët e tyre.
“Kam ardhur këtu që të jemi bashkë përsëri. Vendimi është i yti, por unë nuk i shikoj dot fëmijët të ndarë. Unë të kam pasur zemër dhe gjithmonë do të të kem”, ishin fjalët me të cilat Enveri i’u drejtua Dorinës shkruan tch.
Por Dorina nuk pranoi që të rikthehej me të, madje ajo nuk dëshironte që Enveri dhe familja e tij të merrnin pjesë ne dasmën e Antonelës, vajzës së tyre. Në fund Enveri i kërkoi djalit të tij, Adrianos që të hiqte dorë nga pija dhe të bashkohej përsëri me ish-gruan e tij.
Diskutime rreth kësaj post