Filmi ku Ermal Mamaqi dhe Elvana Gjata janë protagonistë, ‘Dy gisht mjaltë’, fillimisht pritej të publikohej në çdo kinema të Tiranës gjatë muajit dhjetor, por kjo gjë nuk ndodhi.
Për shkak të aktivitetit dhe fluksit të filmave të fundvitit, Ermal Mamaqi shpjegoi se kishin vendosur ta shfaqnin filmin në datën 14 shkurt, duke qenë se dhe subjekti i filmit përkonte me ditën e ‘Shën Valentinit’.
Mesa duket, as këtë muaj nuk do të mund ta shohim. Ditën e sotme, në emisionin e pasdites të Eraldo Rexhos, ‘Lart e poshtë’, është zbuluar se filmi nuk do të shfaqet në datën e caktuar. Ai pritet të shfaqet në kinema gjatë muajve të pranverës.
Diskutime rreth kësaj post