Rama është larguar nga Shqipëria drejt Arabisë Saudite ndërkohë që priste një ftesë të rëndësishme nga një drejtues të rëndësishëm global që mesa duket është anulluar dhe kur në parlamentin e Shqipërisë zhvillohej një debat i ashpër politik, një javë para demostratës qytetare të paralajmëruar nga opozita.
Përse?
Cili ishte qëllimi i vizitës? Përse është zgjedhur pikërisht ky moment për vizitën?
Për çfarë është biseduar përtej atyre që janë thënë publikisht?
Nëpër rrjeshtat e deklaratave për shtyp nga pala e Arabisë saudite ndër të tjera thuhet se “bashkëbiseduesit trajtuan edhe cështje të zhvillimeve rajonale”.
Lindin me këtë rast disa pyetje:
Me çfarë zhvillimesh në rajonin ku është Arabia Saudite është i njohur dhe i interesuar Rama?
Mos vallë autoritet saudite e kanë përshëndetur Ramën për largimin e dy diplomatëve iranianë?
A kanë biseduar për vrasjen e gazetarit Khashoggi?
A kanë biseduar për rolin e “Princit Mohammad bin Salman, trashëgimtar i fronit të Mbretërisë së Arabisë Saudite, në vdekjen e Khashoggit”?
A e ka takuar informalisht Rama princin Mohammad bin Salman?
Mos vallë qëllimi kryesor i vizitës së Ramës në Arabinë Saudite lidhet pikërisht pe përgjigjet e këtyre pyetjeve? A është përcaktuar koha e vizitës nga anulimi i ftesës së rëndësishme? Apo mos vallë është një largim i Ramës nga turbulenca e zhvillimeve në Shqipëri që duket i kanë krijuar përshtjellim të madh.
Ndërkohë që gjithcka tjetër nga vizita duket një rutinë që s’përbën substancë për vizitën e një Kryeministri, aq më tepër që edhe dy nga marrëveshjet janë firmosur nga ambasadori i Shqipërisë në Arabinë Saudite.
Syri.net/ 8 shkurt 2019
Diskutime rreth kësaj post