Ronaldo ka marrë sot një lajm të rëndë. Nëna e sulmuesit të Juventusit dhe ish-yllit madrilen, Dolores Averio, ka zbuluar se po lufton sërish me kancerin e gjirit.
Një betejë me kancerin ajo e ka fituar 12 vite më parë.
Madje, dy vite më vonë Ronaldo dhuroi 100 mijë euro për spitalin ku mori trajtim nëna e tij.
Dolores u shpreh:
“Unë po luftoj për jetën”.
Sigurisht, lajmi ka tronditur jo pak portugezin i cili është shumë i lidhur me nënën e tij dhe këtë e dëshmon edhe në momentet e shumta që ndan në rrjetet sociale.
Dolores i ka qëndruar pranë Ronaldos dhe në rritjen e fëmijëve.
Diskutime rreth kësaj post