Me një ironi të hollë, deputeti Dashamir Shehi i ka dhënë një përgjigje të bukur, kolegut të tij opozitar Luan Rama që ngriti në Kuvend problemin e deformimit të simbolit kombëtar, flamurit.
Dashamir Shehi, pasi shpjegoi diktaturën që ka ndjellë përmes votës Edi Rama, shpjegoi edhe flamujt e çuditshëm që po ndeshen në institucione.
“Ai zotëria atje, – tha Shehi duke treguar Luan Ramën, – u mundua të shpjegojë flamujt. A t’ua shpjegoj unë flamujt?! Se është pak më banale. Sa të shpjegoj dhe flamujt.
Ato flamujt or ti, të gjithë flamujt, i ka bërë Edi Rama! Me fantazinë e vet të piktorit. I thotë atij tek Ministria e Jashtme: A di ç’ke ti?! Ma hiq këtë sorrën e zezë prej këtu! Vëre të bardhë se kështu e do Perëndimi!
Asaj Kryeministrisë, i është dukur shumë e trishtueshme: “Kemi 100 vjet që mbajmë këtë,- thotë, – të zezë e të kuqe. Bëje pak gri, thotë. Ta bëjmë gri “arxhentato” madje!
Video:
Diskutime rreth kësaj post