Kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi ka marrë garancinë e ministrit gjerman për Çështjet me BE-në, Michael Roth sa i takon vendimmarrjes së ministrave të Jashtëm të Bashkimit Europian, për hapjen e negociatave me Shqipërinë në muajin qershor të këtij viti.
Gjatë vizitës zyrtare në Gjermani, kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi dhe kryetari i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla u takuan edhe me Ministrin e Shtetit për Çështje të BE, Michael Roth. Gjatë këtij takimi, Ruçi e vuri theksin te mbështetja e qeverisë gjermane dhe kancelares Merkel në procesin e vendimmarrjes së Vendimit të Këshillit Europian për rekomandimin për çeljen e negociatave në qershor 2019.
Nga ana e tij, ministri Roth vlerësoi arritjet e reformës në drejtësi, si një reformë e sukseshme dhe vlerësoi partneritetin e ngushtë midis të dy vendeve në funksion të procesit të integrimit europian te Shqipërisë. “Qëndrimi i Politikës së Jashtme Gjermane, vazhdon të mbetet mbështetës për Shqipërinë në rrugëtimin e saj drejt integrimit në BE”, tha Roth, duke vënë theksin te realizimi i reformave.
Diskutime rreth kësaj post