Ditët e fundit rrjetet sociale janë pushtuar nga meme që ironizojnë ‘zhdukjen’ e Air Albania. Prej muajsh na është thënë se kompania është në proces licencimi dhe kjo procedurë do të vonojë.
Megjithatë një portal i specializuar në fushën e aviacionit, i quajtur Ch-Aviation, me qendër në Zvicër, lajmëron se planet për Air Albania janë harruar. Madje portali i njohur thekson se avioni i Air Albania i është kthyer Turqisë.
Pra ‘Lasgushi’ ishte thjesht një vegël për marketing? Ende nuk dihet asgjë me saktësi përsa kohë nuk flet asnjë zyrtar.
Shqiptarët e kanë pritur me ankth praninë e një linje ajrore shqiptare që do ulte çmimet e kripura të fluturimeve nga Rinasi. Kur bëri fluturimin e parë të provës avioni ‘Lasgushi’ i Air Albania, një agjenci e quajtur Airline Geeks shkroi për një ‘linjë misterioze’.
Kurse Murat Herdem i portalit turk ‘Airport Haber’ mendon se bashkëpunimi i Turkish Airlines me Air Albania do jetë blofi i radhës. Sipas tij, ky është një ‘deja vu’ i bashkëpunimit të Turkish Airlines me Air Bosna, kur kompania përjetoi një eksperiencë të hidhur me humbje prej miliona eurosh. “Mënyra se si ka nisur partneriteti është e njëjtë. Të dy partneritetet po realizohen me orientim politik dhe jo si veprim komerçial, çka do i kushtojë Turkish Airlines miliona euro humbje,” parashikon Herdem.
Diskutime rreth kësaj post