Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka bërë një deklaratë të fortë sot para gazetarëve pasi u njoftua se u shty sërish seanca gjyqësore ku ai kërkonte mos shtyrjen e hetimeve për të.
Sipas Tahirit, prokurorët i shpërndajnë gazetarëve me SMS të dhëna nga dosja hetimore dhe kjo gjë ka kaluar çdo limit.
Reagimi i Tahirit
U bënë disa muaj që pres pa komentuar asnjë vendim të prokurorisë, të tjerët janë akuzar dhe për vrasje dhe për vjedhje nga xhepat e qytetarëve shqiptarë, dhe nuk kanë lejuar që të hetohen. Kjo gjendje dyshimi dhe mjegullnaje nuk mund të vazhdojë më.
Ka kaluar çdo afat, dhe kjo çështje duhet të marrë zgjidhje me patjetër, drejtësia e vonuar nuk është më drejtësi. Nëse kjo ndodh me mua, imagjino se çfarë ndodh me njerëzit e thjeshtë, që bërtasin dhe nuk dëgjohen, janë të lodhur nga drejtësia.
Unë nuk po mbahem peng nga askush. Unë po pres dhe pastaj do të flas. Ma besoni se kjo çështje ka kapërcyer çdo limit të asryeshëm, seanca sot u shty, merreni me mend.Ju keni aq shumë mesazhe në telefonin tuaj nga prokurorët, sa nuk ka më vend që të thuhet se ka sekrete hetimore.
Ka humbur sensin, po ju kujtoj se unë jam akuzuar për trafik ndërkombëtar droge, dhe në Itali Antimafia është shprehur se ‘’nuk ka lidhje ky njeri’’.
Unë pres që në rastin tim prokuroria të vërë nën hetim personat që kanë nxjerrë sekretet hetimore. Unë di të them që nuk e kam humbur durimin dhe do të pres çdo vendim të prokurorisë dhe të Gjykatës. Në këtë vend ku jemi ne nuk ka kaluar njeri pa marrë faturën që i takon.
Diskutime rreth kësaj post