Gjykata spanjolle ka dënuar me 1 vit burg, trajnerin e mirënjohur Zhoze Murinjo. Dënimi erdhi pas mosdeklarimit të të ardhurave që vinin nga e drejta e imazhit, në kohën kur portugezi drejtonte Real Madridin.
Duke qenë se dënimi është më i vogël se dy vite, sipas ligjit spanjoll, Gjykata ka vendosur ta gjobisë Mourinjon me 2.2 milion euro gjobë.
Ky është rasti i disatë në Spanjë, që yjet e futbollit i shpëtojnë burgut për evazion fiskal.
Kristiano Ronaldo u gjobit me 19 milionë euro dhe 23 muaj burg, por ylli i Juventusit arriti t’i shpëtonte burgut për vetëm 1 muaj.
Diskutime rreth kësaj post