Ritmet e larta të emigracionit të vendit po tkurrin ndjeshëm numrin e popullsisë krahas numrit gjithnjë edhe më të vogël të lindjeve.
Albeu.com mëson nga burime zyrtare se vetëm në muajin janar kanë lënë shtetësinë e Shqipërisë plot 117 persona, të cilët kanë marrë shtetësi të vendeve të ndryshme, kryesisht të shteteve të Bashkimit Europian.
Kjo është një shifër jashtëzakonisht e lartë nëse marrim në konsideratë faktin se bëhet fjalë vetëm për një muaj.
Gjatë janarit, Presidenti Ilir Meta ka firmosur katër dekrete për lejimin e lënies së shtetësisë shqiptare.
Ndërkohë, gjatë të njëjtës periudhë, janë bërë shqiptarë, duke marrë shtetësinë e vendit tonë 33 persona. Këta, janë kryesisht persona që janë martuar me shqiptarë, biznesmenë ose të tjera që punojnë dhe jetojnë prej vitesh në Shqipëri. /albeu
Diskutime rreth kësaj post