Gazetarja Klodiana Lala ka deklaruar se nuk ndihet aspak e trembur për hetimet që ka nisur Prokuroria për daljen e informacioneve nga dosja ‘339’.
Klodiana Lala theksoi se nuk do të nxjerrë asnjë informacion për burimet e saj, pavarësisht pyetjeve të prokurorisë, pasi kjo do të cënonte integritetin e saj si gazetare. Ajo theksoi se nuk do i tregojë burimet edhe sikur ta presë burgu.
“Unë s’kam për t’i nxjerr asnjëherë burimet se pse kjo do të cenonte integritetin tim si gazetare, por edhe të gjithë gazetarinë në Shqipëri. A mund të ketë kurajo një prokuror të hetojë një gazetar kur këtu janë vjedhur prej vitesh me miliona. Si mund të më pyes mua një prokuror për burimin, të cilin unë nuk kam për ta treguar edhe sikur të më presë burgu. Përpara se të merren me mua, prokurorët duhet të ulin kokët dhe të merren me dosjet”, theksoi Lala në News24.
Klodiana Lala u shpreh se mbante përgjegjësi të plotë për saktësinë e shkrimit dhe është e vendosur për të denoncuar fenomente të ngjashme në Shqipëri.
Diskutime rreth kësaj post