Policia e Shtetit ka publikuar një video ku u bën thirrje drejtuesve të mjeteve që të respektojnë rregullat e qarkullimit.
Në video shihen disa drejtues mjeti që thyejnë rregullat e qarkullimit dhe gjobiten, pasi fotografohen dhe filmohen nga Policia që është në terren.
“Ndonëse jemi struktura që kemi përgjegjësinë për të konstatuar dhe verifikuar shkeljet e rregullave të qarkullimit rrugor, kjo nuk do të thotë që përdoruesit e rrugës të neglizhojnë në këtë aspekt, duke manifestuar papërgjeshmëri permanente, kur kanë detyrimin, së pari ligjor, por edhe qytetar që me mënyrën sesi drejtojnë mjetet në raport me rregullat e qarkullimit rrugor, të kontribuojnë për një mjedis të sigurtë për të gjithë dhe kudo.
Jemi pranë jush, për sigurinë, ashtu siç jemi të angazhuar me të gjitha kapacitetet njerëzore dhe logjistike, për të verifikuar dhe ndëshkuar, të gjitha shkeljet që janë rrezik për ju dhe të tjerët”, thuhet në njoftimin e policisë.
Diskutime rreth kësaj post