Mbrëmjen e djeshme kryetari i shumëpërfolur i bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, u shfaq sërish në ekranet televizive për të bërë këtë herë alibinë, për përgjimet e reja që nxori ‘Zëri i Amerikës’ në bashkëpunim me BIRN.
Ndryshe nga 3 muaj më parë kur te studio e Blendi Fevziut u tregonte shqiptarëve duar topolake dhe bërtiste, ‘janë akullore’, mbrëmë te Eni Vasili kishte ulur tonet dhe përpëlitej, madje edhe duke shitur herë pas here miqtë e tij Avdylajt.
Prej ditësh në media është hedhur nga vetë Edi Rama, ‘testimi’ brenda PS-së së Durrësit për kandidaturën e kryetarit të bashkisë së Durrësit, për zgjedhjet e qershorit. Emri i Dakos, as që përmendet më. Pra lufta e këtij të fundit dhe e vetë Ramës është në rastin më të mirë, mbyllja e dosjes 339/1, e cila përmban skemën e blerjes së votave nëpërmjet krimit të organizuar dhe në rastin më të keq, shmangja e qelisë për Dakon.
Kjo e fundit, jo se Ramës i vjen keq për këtë bashkëpunëtor në krim elektoral, sepse e ka vërtetuar që limonët e shtrydhur ai i flak pa asnjë vrarje ndërgjegjeje. Por sepse Dako është nyja ku përmblidhen fije të eksponentëve të lartë të PS-së dhe qeverisë, me gjithë vetë kryeministrin.
Në një nga seancat e fundit parlamentare kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, tregoi një episod nga vera e vitit të kaluar. Sipas saj prangat në duar e Dakos ishin fakt i kryer nga ana e ish-ministrit Fatmir Xhafaj, por kryebashkiaku shantazhoi fort kryeministrin dhe ky i fundit nga frika dhe në vetëmbrojtje, ndërhyri nëpërmjet prokuroruisë së Krimeve të Rënda dhe lagoi ‘si Zhukovi në ajër’, ish-ministrin e Jashtëm Fatmir Xhafajn.
Prokuroria e Arta Markur dhe e mikeshës së Dakos, Donika Prela, që nga moment që dosja 339 për organizatën kriminale Avdylaj u nda në një fraksion tjetër që kishte të bënte me veprimtarinë e tyre në zgjedhjet e vitit 2017, janë përpjekur që në mos ta mbyllin, ta vonojnë sa më shumë hetimin për dosjen 339/1.
Kjo ishte edhe arsyeja që ndërhyri ‘Zëri i Amerikës’, me publikimin e pjesshëm të dy ditëve më parë. Nga kjo dosje janë edhe rreth 100 CD përgjime ende të pazbardhura, në të cilat mendohet se implikohet edhe vetë drejtuesja e Krimeve të Rënda, Prela. Ndërsa në ato 60 CD të zbardhura deri më tani, sipas gazetares Klodiana Lala që ka ndjekur çështjen për BIRB dhe ‘Zërin e Amerikës’, dalin emrat funksionarësh të lartë të pushtetit lokal në shumë bashki, të funksionarëve të lartë të PS dhe deri në ministra, e ish-ministra të Rilndjes.
Por duket se strumbullari i gjithë kësaj skeme, e cila me vetëm kaq pak fakte sa kanë dalë rrëzon zgjedhjet e vitit 2017 ku Rama morri i vetëm timonin dhe tepsinë, është Vangjush Dako.
Përfshirja e tij, në pazare me banda kriminale është aktualisht, çështja më e nxehtë në politikën dhe diskursin publik shqiptarë.
Tashmë as vetë Vangjush Dakos nuk i mohon më bisedat dhe drekat me astrit Avylaj, për blerjen e votave në Durrës dhe siç po del nga përgjimet edhe në Kavajë e qarqe të tjera.
Për herë të parë këtë ‘Kuti Pandore’ për Ramën dhe Rilindjen e hapi paksa Lulzim Basha, më 20 tetor 2018, i cili zbuloi dhe paralajmëroi ato që po shohim dhe dëgjojmë sot. Kryetari i opozitës foli atëherë për biseda të Dakos me eksponentë të krimit, të cilat ishin kapur nëpërmjet përgjimeve nga shërbimet e inteligjencës të ‘vendeve partnere’, posaçërisht EULEX në Kosovë.
Prokuroria e Kosovës në bashkëpunim me shërbimet sekrete të vendeve partnere që veprojnë aty, prej vitesh kishte nisur një hetim për një organizatë kriminale kosovare, të përfshirë në trafik ndërkombëtar lëndësh narkotike nga Turqia në Kosovë dhe më pas në Shqipëri, për të pasuar në vendet e BE-së.
Pikërisht ky hetim i nisur në vitin 2016, që më pas u finalizua me kapjen e laboratorit të heroinës në Kukës dhe prangosjen në Shijak të shumicës së klanit Avdylaj, çoi edhe në interceptimin e Dakos dhe shumë zyrtarëve të tjerë të lartë, në marrëdhënie me organizatën.
Duke qëmtuar nëpërmjet përgjimeve linjën e heroinës, në rrjetë ra edhe vetë kryetari i bashkisë së Durrësit, Vangjush Dakon, i cili jepte favore për Avdylajt dhe kërkonte nga ata si shkëmbim blerjen e votave, gjatë zgjedhje të vitit 2017.
Që nga dita e publikimit nga ‘Zëri i Amerikës’ të vetëm majës së ajsbergut nga kjo dosje, Edi Rama, nuk po gjen qetësi dhe është përfshirë në makthe dhe panik, që po ndikon hapur në shëndetin e tij mendor.
Arsyeja nuk është fati i Vangjush Dakos, apo ndonjë ish ministri tjetër. Rama ka blerë zgjedhjet e vitit 2017 dhe ai së bashku me qeverinë, grupin gjigant parlamentarë janë të jashtëligjshëm. Këtë tashmë e certifikoi edhe SHBA dhe e di e gjithë bota!
Diskutime rreth kësaj post