Pas takimit me grupin e pedagogëve në ambjentet e MASR, ministrja e Arsimit, Rinisë dhe Sporteve Besa Shahini ka dalë në një deklaratë për media. Shahini u shpreh se zgjidhja e problemeve të arsimit duhet të bëhet në universitet.
“I kujdo që ka për të thënë, na pëlqen apo jo ç’ka thonë është pjesë e punë sonë. Këto ditë kemi takuar grupe pedagogësh dhe studentësh që kanë shprehur mbështetjen për Paktin për Universitetin.
Një grup pedagogësh më kanë dërguar një letër. Në momentin e dërgimit të letrës i mora në telefon dhe i prita në një takim. Në nivel fakulteti me thanë se nuk janë mbledhur asnjëherë 3 vitet e fundit. Adresa e zgjidhjes nuk është këtu, por te universiteti. I ftova për të ballafaquar Paktin për Univeristetin, por e bindur që kemi një qëllim të përbashkët. Ishte një shërbim që shërbeu për të sqaruar keqkuptimet”, u shpreh ajo.
Diskutime rreth kësaj post