“Sali, ta qaj hallin me mesazhin që ke marrë!”
Kryeministri Edi Rama 10 ditë pas deklaratës ka sqaruar se cili eshte mesazhi qe paraardhësi i tij Sali Berisha ka marrë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Nga foltorja e parlamenti lideri i mazhorances Rama, i ka drejtuar një pyetje ish-kryeministrit Berisha, duke lënë të kuptohet se Sali Berishës i është refuzuar viza nga ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, çështje e cila nëse është e vertetë do të shënonte rasti e parë që një ish-kryeministër i Shqipërisë ndalohet të hyjë në Amerikë.
“Po te pyes ty tani Sali, ti e kapërcen dot oqeanin Sali?!”-tha Rama.
Ish-kryeministri Berisha e ka orientuar debatin tek vizitat zyrtare duke theksuar se meqenëse ai nuk mban post drejtues politik, i ka refuzuar udhëtimet jashtë vendit
“Kam marrë ftesa përtej oqeanit por unë nuk shkoj, nuk bëj unë udhëtim zyrtar, nuk jam personi që përfaqësoj një forcë politike, e kam të vendosur që nuk udhëtoj për qëllime zyrtare askund, kur të më teket Edi Rama me SHBA kam arritur aty ku nuk arrin ti.”-tha Berisha.
Përplasja mes dy politikanëve ka degjeneruar në fyerje personale.
Rama: Ki kujdes se e mbylle fjalën me një çështje që më ngatërrove mua me Lulin, por është Luli që ka paguar para nëpërmjet miqve rusë për të paguar një fotografi. Sali ti familjes sime, gruas sime , i ha ato që nuk thuhen
Berisha: Ti je një copë fundërrinë që u merr shokëve grate…
Rama: Vetëm ilustrove atë që të thashë që nuk ke lidhje me asnjë libër të bashkëjetesës fetare, ti ke fabrikuar një dokument fallco, sipas të cilit une kam bërë gjyq e kam mohuar atësinë e birit tim, ti e ke falsifikuar këtë dokument e ke shkaktuar lotë. Ti shih vizën e kuqe që të ndan ty nga ana tjetër e oqeanit.
Tensioni në parlament ka detyruar kryetarin Gramoz Ruçi të ndërpresë seancë, ndërkohë që ish-kryeministri Sali Berisha ka sqaruar për mediat se kurrë nuk i është refuzuar viza nga ambasada amerikane.
Vision Plus kontaktoi zyrtarisht ambasaden amerikane për çështjen e ish-kryeministrit Berisha, por ambasada as nuk e mohoi e as nuk e konfirmoi; duke deklaruar se nuk diskuton raste specifike vizash.
Diskutime rreth kësaj post