I pari i ekzekutivit kosovar, Ramush Haradinaj, prej që vendosi taksën 100 për qind kundër mallrave të Serbisë dhe Bosnjë-Hercegovinës, nuk ka gjetur rehati, raporton Syri.net Kosova
Fillimisht partnerët e tij të koalicionit u munduan t’ia marrin meritat, se kush ishte ai që propozoi vendosjen e kësaj mase. Për të vazhduar më tej me presioni nga shteti serb i cili bllokoi dialogun me Kosovën, në këmbim të heqjes së taksës.
Serbia nuk u ndal me kaq, ajo përdori gjithë kapacitete e saja diplomatike duke bërë presion tek Bashkimi Evropian që Prishtina të largoj këtë masë.
Por nuk ishte vetëm BE-ja që u radhit kundër kësaj mase, është edhe miku më i madh i Kosovës, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që po kërkojnë me ngulmë suspendimin e kësaj mase.
Pas reagimit të SHBA-vë, koalicioni qeverisës filloi të lëkundët, së fundit është kryepalamentari Kadri Veseli që ka dalur me një propozim për suspendimin e taksës për 120 ditë.
Këtë propozim të Veselit por edhe kërkesën e SHBA-ve, po e kundërshton hapur kryeministri Haradinaj.
Përkundër presioneve të mëdha nga gjitha anët që tani i pari i ekzekutivit po ballafaqohet, ai ka vendosur të mos dorëzohet, përkundrazi ai është më i vendosur se kurrë.
Haradinaj me vendosshmërin e tij po mendon se tani është momenti i tij elektoral dhe se shkuarja në zgjedhje do të ishte në të mirë të partisë së tij, së paku kështu i thanë Syri.net Kosovës, burimet e afërta me zhvillimet e fundit.
Sot në mëngjes liderët kosovar mbajtën një takim me Ambasadorin amerikan Kosnett, ku qëllimi i këtij takimi ishte zgjedhje e kësaj çështje.
Por as pas këtij takimi Haradinaj nuk ndryshoi mendje.
Diskutime rreth kësaj post