Seanca plenare e ditës së sotme ka vijuar e tensionuar. Krahas Vasilit dhe Manjës, përplasje ka pas edhe mes kryeministrit Edi Rama dhe ish-kryeministrit Sali Berisha, të cilët kanë degjeneruar deri në sharje.
Pasi i ka dhënë një sqarim Berishës, për “Abi Bank”, Rama i ka thënë se gruas dhe familjes së tij ai i ha atë që s’thuhet.
Rama ndër të tjera u shpreh:
“Po ta them edhe njëherë Sali ‘Abi Bank’ është bankë amerikane dhe kontrollohet nga enti rregullator i bankave në SHBA. Je marrë me kë s’je marrë, ti një njeri që s’ke moral, por ti gruas time dhe familjes sime i ha atë që nuk s’thuhet.”
Video:
Diskutime rreth kësaj post